Forcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë janë të dobishme jo vetëm për dy vendet, por edhe për rajonin dhe për gjithë Evropën – deklaruan bashkarisht ministrja e mbrojtjes, Sheqerinska dhe homologu i saj bullgar, Karakaçanov në takimin bilateral të zhvilluar pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjlsi tl mirl në mes dy vendeve.

Ministrja e mbrojtjes, Shekerinska u falemenderua në sajë të reagimit të shpejtë të qeverisë bullgare e cila ofroi ndihmë në helikopterë për shuarjen e zjarreve që përfshinë Maqedoninë. Marrëveshja për ndihmë ishte arritur në takimin e dy kryeminstrave, Zaev dhe Borisov, kurse angazhimi personal i ministrit Karakaçanov mundësoi që ndihma të realizohet menjëherë.

-Kjo tregon se marrëdhëniet e mira mes fqinjëve gjithmonë janë të dobishme në qëftë se shfrytëzohen shpejtë për të zgjidhur ndonjë problem, – ka thënë ministrja Sekerinska.

Politika bullgare ka qenë gjithmonë në mbështetje të  pavarësisë së  Maqedonisë – ka thënë Karakaçanovi, dhe ka shtuar se Bullgaria e ka vënë në dispozicion të gjithë përvojën e saj për pranim sa më të shpejtë të Maqedonisë në BE dhe në NATO.

-Bulgaria dëshiron të ndihmojë Maqedoninë. Kontaktet që kemi krijuar në rrugën tonë drejt BE-së dhe NATO-s mund të jenë shumë të dobishme. Kur Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia dhe të gjitha vendet e rajonit do të jenë pjesë e BE-së, problemet do të zgjidhet më lehtë. Për pranimin e Maqedonisë në NATO ne ofrojmë ekspertizën tonë dhe këshilla tona – ka thënë Karakaçanov.

Ministrat ranë dakord për bashkëpunim të shtuar në mbrojtje, në lidhje me trajnimin e pjesëtarëve të ARM-së në Bullgari, në aspektin e arsimit ushtarak dhe trajnim mjekësor.

Takimi përfundoi me një ftesë nga Karakaçanovi për Shekerinskën  për një vizitë në Bullgari.