Ekspozitë muzeore “25 vjet Armatë e Republikës së Maqedonisë” me rastin e 18 gushtit – Ditës së ARM-së me fotografi, pajisje ushtarake, armë dhe ekskluzivitete nga armatimi i njësiteve speciale nga historia 25-vjeçare e Armatës u hap sot në Muzeun ushtarak në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një çerek histori e shtetit tonë dhe Armatës është shkruar me suksese të mëdha dhe ngjarje të ndritshme, por edhe me ngjarje të cilat askush nuk dëshironte të ndodhin dhe janë paralajmërim më i mirë se si nuk duhet. Për të mirën e shtetit tonë Republika e Maqedonisë për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj si asnjëherë deri tani na nevojitet ça marrë parasysh gjininë, fenë, përkatësinë etnik ose proviniencën politike, të bashkohemi drejt qëllimi të gjithë së bashku në një të ardhme të shpejtë të qëndrojmë pas flamurit të Republikës së Maqedonisë e cila me krenari do të valëvitet si flamur i shtetit, anëtare e plotfuqishme e e NATO-s dhe BE-së”, theksoi ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë Radmilla Sheqerinska, e cila e hapi ekspozitën.

Këtë, shtoi ministrja e Mbrojtjes, ia kemi borxh atdheut tonë dhe të gjithë gjeneratave të cilët luftonin për lirinë dhe pavarësinë e saj dhe ua kemi borxh gjeneratave të ardhshme.

Armata e Republikës së Maqedonisë, tha ajo, është çdoherë e para kur ajo nevojitet për shtetin dhe qytetarët, ndërsa këtë, siç potencoi e tregojnë shembujt dhe me ndihmën në ballafaqimin me zjarret e paradokohshme, përmbytjet e vitit të të kaluar dhe çdoherë kur shteti gjendet në rrezik dhe krizë.

Ekspozita përmban edhe disa eksponate të cilat për herë të parë ekspozohen para opinionit, siç janë disa lloje të armëve speciale dhe pajisje ushtarake, barkë ushtarake me pajisjes zhytëse, topa…

Ekspozitën e ka përgatitur Muzeu ushtarak i RM-së dhe ajo do të jetë e hapur një muaj. Fotografitë janë pjesë e arkivit të Repartit për media dhe punë multimediale, Zyra për marrëdhënie me opinionin pranë SHM të ARM-së dhe nga Muzeu ushtarak.