Arsenali dhe Leicester City po barazojnë 1:1 në “Emirates”.

Janë shënuar dy gola të shpejtë në sfidën që po zhvillohet në stadiumin “Emirates” mes Arsenalit e Leicester Cityt, rezultati vazhdon të jetë i barabartë, 1:1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit përmes sulmuesit, Alexandre Lacazette, që debutoi me gol në Premierligë, (2’).
Tre minuta më vonë, në minutën e 5’të, Shinji Okazaki befasoi të gjithë duke barazuar gjithçka në këtë ndeshje, për rezultatin momental 1:1. /Express/