Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në Shkup mbajti takim me atashetë e mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë në SHBA, Turqi dhe RF Gjermanisë, me përfaqësuesin ushtarak të RM-së pranë NATO-s dhe me atasheun jorezidencial për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Ministrja Shekerinska, kumtojnë nga Kabineti i saj, i ka informuar përfaqësuesit ushtarak të Republikës së Maqedonisë për gjendjet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe për planet e ardhshme, duke u përqendruar në përpunimin e dokumenteve strategjike nga sfera e mbrojtjes dhe hapat të cilët do të ndërmerren lidhur me rritjen graduale të buxhetit të mbrojtjes. Në mënyrë plotësuese, ministrja ka folur edhe për atë se çka duhet të ndërmerret në drejtim të përmirësimit të proceseve dhe procedurave interne në Ministrinë e Mbrojtjes dhe mënyrat për komunikim të ardhshëm, ndërsa gjithçka me qëllim për paraqitje të përbashkët dhe të koordinuar para partnerëve dhe miqve të huaj.

Gjatë takimit atashetë e informuan ministren e Mbrojtjes për gjendjet aktuale në vendet për të cilët janë të angazhuar, si dhe për ndodhitë aktuale në NATO, për aktivitetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme të cilat i realizojnë me theks në periudhën janar-gusht 2017, si dhe për idetë dhe rekomandimet e tyre për periudhën e ardhshme.

Nga ana e ministres Shekerinska është kërkuar nga përfaqësuesit e tanë që të vazhdojnë intensivisht të punojnë për përforcim të vazhdueshëm të besimit dhe bashkëpunimit me partnerët, në drejtim të realizimit të qëllimit strategji të shtetit – anëtarësimi në NATO.

Është konkluduar se lloji i këtillë i takimeve janë të dobishme dhe do të mbahen një herë në vit.