Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov për sot pasdite ka parlajmëruar pres-konferencë në Qeverinë e RM-së, e cila duhet të nisë çdo moment.
Siç njoftoi pres shërbimi qeveritar tema e konferencës për mediat është “Informacione për ngjarjet aktuale lidhur me vendimin e Republikës së Serbisë për tërheqjen e të punësuarve nga ambasada në Republikën e Maqedonisë”.