Ministria egjiptiane e Punëve të Jashtme njoftoi se e ka anuluar takimin e ministrit Sameh Shukri me Xhared Kushner, këshilltarin e presidentit amerikan Donald Tramp, pa dhënë detaje për arsyen për këtë veprim.

Vendimi që të mos mbahet takimi Shukri-Kushner, në të cilin duhet që të bisedohej për situatën aktuale në Lindjen e Afërt, në Kajro u njoftua menjëherë pas marrjes së vendimit të Stejt Departamentit që të bllokohet ndihma ushtarake dhe ndihma tjetër për Egjiptin, për shkak të shqetësimit amerikan për të drejtat e njeriut në vend.

Uashingtoni zyrtar vendosi që të bllokojë  pagesën e mëtejshme  të ndihmës ushtarake nga 195 milionë dollarë dhe ndihmën prej 95 milionëve për nevoja të tjera shtesë, sepse SHBA-ja është e pakënaqur nga miratimi i rregullave të reja egjiptiane për punën e organizatave dhe grupeve joqeveritare.

Burim anonim diplomatik amerikan, për mediat amerikane deklaroi se Uashingtoni shpreh keqardhje për vendimin që të anulohet takimi i ministrit Shukri me këshilltarin Kushner, që tashmë ishte dakorduar.

Kabinet i presidentit egjiptian Abdel Fatah al Sisi, njëkohësisht njoftoi se shefi i vendit sot, vonë pasdite, do të takohet me delegacionin amerikan që e kryeson  Xhared Kushner.