Ekonomia amerikane shtoi 209 mijë vende pune të reja në korrik, duke tejkaluar parashikimet e ekonomistëve, teksa tregu i punës shfaqi pak shenja ngadalësimi.

Shkalla e papunësisë muajin e kaluar ra në 4.3 përqind nga 4.4, sipas njoftimit të Departamentit të Punës sot.

Tregu i punës ka krijuar rreth 1.3 milionë vende pune në shtatë muajt e parë të këtij viti, duke ruajtur momentin që nisi rreth shtatë vjet më parë nën drejtimin e Presidentit Barack Obama.

Në tre muajt e fundit, janë hapur mesatarisht 195 mijë vende pune në muaj.

Presidenti Trump ka vënë në dukje raportet për vendet e punës – të njëjtat që kritikonte si mashtruese gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë – si dëshmi që plani i tij ekonomik po nxit rritjen.

Ai nxitoi të shkruante në Twitter për të trumpetuar raportin për korrikun:

“Punë e shlëlqyer. Shifrat sapo kanë dalë, dhe unë sapo kam nisur. Shumë rregulla që mbysin punësimin po vazhdojnë të bien”.

Tregu i punës ka hapur çdo muaj vende të reja që nga tetori 2010.