Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë rritur numrin e aeroplanëve luftarakë për të patrulluar mbi qiellin e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, gjatë ushtrimeve ushtarake ruse që zhvillohen në rajonin e Baltikut muajin e ardhshëm.

Shtatë aeroplanë luftarakë amerikanë F-15C u ulën këtë javë në bazën ajrore Sjauljaj në Lituani, për të patrulluar mbi qiellin e shteteve baltike, ku është shtuar numri i patrullimeve të NATO-s pas krizës së Krimesë të vitit 2014 , raportojnë mediat amerikane.