Një person i armatosur mori peng disa klientë në një restorant në qendër të Charleston në Karolinën e Jugut dhe qëlloi për vdekje njërin prej tyre.

Pas disa orësh negociata policia i dha fund pengmarrjes duke plagosur rëndë agresorin.

Sipas të përditshmeve lokale gjithçka nisi në restorantin Virginia’s On King, kur një burrë afro-amerikan rreth të 50-tave doli nga kuzhina i armatosur me një revolver në dorën e tij të majtë.

Ai kishte bërtitur se qyteti do të kishte një shef të ri tani e tutje. Më pas kryebashkiaku John Tecklenburg shpjegoi se bëhej fjalë për një punonjës të pakënaqur, i cili kishte qëlluar kundër një klienti dhe kishte marre peng disa prej atyre qe gjendeshin brenda restorantit.

“Qytetari i Parë” i Charleston sqaroi se nuk bëhej fjale për terrorizëm e as për krim urrejtje.