SHBA-ja megjithatë do të marrë pjesë në negociatat ndërkombëtare për ndryshime klimatike edhe krahas tërheqjes së planifikuar nga Marrëveshja e Parisit për klimë, njofton Departamenti i Shtetit.

“SHBA-ja do të vazhdojë të marrë pjesë në negociatat ndërkombëtare dhe takimet kushtuar ndryshimeve klimatike, me qëllim që t’i mbrojnë interesat amerikane dhe të sigurojnë që të gjithë opsionet në politikën e ardhshme të mbeten të hapura për administratën amerikane”, thuhet në kumtesë.

Departamenti i Shtetit shton se “pjesëmarrja e këtillë përfshin edhe negociata aktuale të lidhura me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit”.

Uashingtoni do të marrë pjesë në konferencën e ardhshme vjetore të KB-së rreth çështjeve të lidhura me klimën në nëntor në qytetin gjerman Bon.