Qeveria e Donald Trampit sot e zgjeroi listën me sanksione për Venezuelën për edhe 40 organizata dhe 30 persona fizik për shkak të minimit të demokracisë. Midis tyre janë tetë funksionarë venezuelas, duke e përfshirë edhe vëllain e presidentit të ndjerë Hugo Çavez, Adan Çavez, për shkak të rolit të tij në krijimin e Kuvendit të ri kushtetues të Nikolas Maduros, transmeton TASS.

Masat e reja, që i kumtoi Departamenti i Shtetit, parashikojnë ngrirje të llogarive të personave të theksuar nga administrata e Trampit, ndalesë për udhëtim në SHBA dhe ndalesë për amerikanë që të kenë biznes me këta persona dhe organizata.

Uashingtoni javën e kaluar i vendosi sanksione edhe vetë Nikolas Maduros, ndërsa para kësaj, më 26 korrik, masa të këtilla ndëshkuese vendosi edhe kundër 13 venezuelasve të tjerë.