Administrata Trump e ka denoncuar sot Shtetin Islamik (ISIS) për kryerje të gjenocidit kundër të krishterëve dhe pakicave tjera fetare në zonat që i kontrollon.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, ka thënë se ISIS-i është përgjegjës për gjenocid kundër të krishterëve, grupit yazidi dhe myslimanëve shiit në Siri dhe vendet tjera. Ai i bëri këto komente teksa Departamenti i Shtetit e publikoi raportin e saj vjetor mbi liritë fetare ndërkombëtare, transmeton Express.

“ISIS i ka sulmuar dhe vazhdon t’i sulmojë shumë fe dhe etni për përdhunim, rrëmbim, skllavërim dhe vrasje,” ka thënë Tillerson.

Ai ka shtuar: “ISIS është përgjegjëse për gjenocid kundër pjesëtarëve të grupit fetar yazidi, të krishterëve dhe myslimanëve shiit në zonat që i kontrollon.”