Dy janë shpallur në kërkim nga policia në Pensilvani pasi grabitën një bankë të veshura si murgesha. Kamerat e sigurisë së bankës të sekuestruara nga policia kanë treguar se si dy gratë të veshura me të zeza dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin të gjitha paratë në Citizens Bank në Tannersville.

Nuk dihet ende, por nga vëzhgimi i pamjeve në kamerat e sigurisë mendohet se ato janë me origjinë hispanike.