Ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë aktorja e “Apartamentit 2XL”, Eliona Pitarka.

Disa ditë më parë u publikuan në rrjete sociale dhe media disa mesazhe me përmbajtje erotike të cilat ajo i ka mohuar ti ketë bërë, duke shkaktuar mjaft zhurmë. Por mesa duket këtë verë kanë vendosur të mos e lënë të qetë bukuroshen shqiptare.

Në Instastories ajo ka publikuar një postim në të cilin është shprehur se nuk po e lënë të qetë pasi këtë herë kanë tentuar t’i vjedhin adresën në Instagram.