Në “Beerfestin” e Beogradit është prezantuar birra e manastirit nga Kosova.

Promovimin e kësaj birre, siç njofton “novosti”, e kanë bërë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq dhe vlladika i Rashkë – Prizrenit Teodosije, transmeton Koha.net.

Në stendën e “manastirit” mbretëronte interesim i madh për birrën, me të cilën, sipas këtij mediumi serb është rigjallëruar tradita mesjetare e birrarisë së manastireve në Kosovë.

Birra prodhohet në manastirin Banjska, në rrethinën e të cilës, sipas historisë serbe, ka qenë pallati i trimit epik serb Banoviq Strahinja, portreti i të cilit është vënë në etiketën e birrës.