E ndërsa Kosova vijon lobimin e fuqishëm për t’u anëtarësuar në INTERPOL, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për ta bllokuar.

“Kosova përmes anëtarësimit në INTERPOL dëshiron ta vërtetojë sovranitetin e saj, kjo do të shërbejë për përndjekjen e serbëve.

Do të bëjmë çmos ta pengojmë këtë, siç e penguam anëtarësimin në UNESCO”, ka thënë Gjuriç.

Gjithsesi në Kosovë janë optimistë se do të arrijë që të anëtarësohen në INTERPOL.