Kjo është një video e Pauline Hanson, udhëheqëses së partisë anti-muslimane Australian One Nation, duke u përzënë nga një restorant dhe duke u quajtur “raciste”.
Një burrë, që duket të jetë pronari i restorantit, i thotë asaj se ajo “po i shkel muslimanët”. Pastaj e quan atë “të turpshme”, një “grua që nuk ka fibra morale” dhe “intelektualisht të pandershme”, para se t’i thotë “nuk je e mirëpritur këtu.”
Nuk është ende e qartë se ku dhe kur u regjistrua kjo video.
Vetëm pak ditë më parë, Hanson ndezi polemika në senatin australian kur ajo mbante një burka, si pjesë e fushatës së saj për një ndalim kombëtar të vellos së fytyrës tek femrat e besimit islam.

https://www.youtube.com/watch?v=sJ5q1PwvgdQ&feature=youtu.be