Selena Gomez ka nxitur entuziazëm të madh te fansat e saj duke deklaruar se ëndërron që një ditë të bashkëpunojë me Eminemin.

Këngëtarja amerikane iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të fansave të saj në Twitter për gjysmë ore.

Një prej komentuesve e ka pyetur në lidhje me bashkëpunimet e saja eventuale, ndërsa 25-vjeçarja ka thënë se do të dëshironte një duet me reperin e famshëm.

Fansat kanë shkruar se ajo do të shkëlqente në skenë bashkë me Marshall Mathers.

Pyetja ishte se më kë do të dëshironte më së shumti të bashkëpunojë, ndërsa përgjigja ishte e shkurtër: “Eminem”.