Vera ende nuk ka përfunduar dhe shumë personazhe të njohura të ekranit shqiptar zgjedhin të pushojnë në këto ditë të fundgushtit.

Një prej tyre është edhe moderatorja e njohur e Digitalb, Jonida Vokshi. Ajo është vlerësuar shpeshherë për bukurinë e saj dhe format seksi, megjithatë rrallëherë ndodh të postojë në rrjete sociale momente nga pushimet e saj.

  Jonida ka zgjedhur bregdetin shqiptar dhe ditën e djeshme është parë në Livadh të Himarës duke shijuar rrezet e diellit  bashkë me disa miq të saj.

Në fotot e siguruara, moderatorja e “Thurje” shfaqet tejet seksi, e veshur me një palë bikini në ngjyrë të zezë.  Si shumë personazhe të tjera, edhe moderatorja simpatike ka zgjedhur pikërisht bregdetin e Jonit për të kaluar fundjavën.