Mund të mos e keni idenë se çfarë është e aftë të bëjë aspirina për fytyrën tuaj deri në momentin që vendosni t’a përdorni atë si një sekret bukurie. Efekti që ajo jep kur kombinohet me limonin është vërtetë i mahnitshëm.

Aspirina dhe lëngu i limonit është një kombinim perfekt për fytyrën sepse aspirina përmban acid salicilik i cili vepron si një mbrojtës kimik, shkruan Shije. Lëngu i limonit nga ana tjetër minimizon dëmet që shkakton dielli. Ju nevojitet: 6-12 aspirina Lëng limoni Sodë buke Shtypni me një objekt të fortë aspirinat dhe shtoni në të lëng limoni derisa të marrin formën e një paste. Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj duke e lënë në të për 10 minuta. Largojeni maskën nga fytyra duke përdorur sodën e bukës me ujë me anë të një pambuku. Më pas, shpërlajeni fytyrën me ujë të bollshëm.

Këtë maskë ju mund t’a përdorni 1 ose 2 herë në javë. Nuk rekomandohet për lëkurë të ndjeshme, pasi mund të shkaktojë tharje të lëkurës. Që masa të marrë formën e duhur, mund të shtoni në të edhe një lugë mjaltë, vaj ose edhe aloe vera.

Kështu, lëkura juaj do të ndjehet më e butë dhe shumë e relaksuar.