Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mesditë do ta mbajë seancën e 24-të në të cilën në pajtim me rendin e propozuar të ditës është Informacioni me planin e akcizës për projektin Kontrolli i institucioneve shëndetësore nga ana e Fondit për Сigurim Сhëndetësor të Republikës së Maqedonisë me qëllim të cilësisë së barabartë të shërbimit shëndetësor për çdo qytetar.

Nga sfera politike, Qeveria do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme.

Në seancën e sotme pritet të shqyrtohet edhe Informacioni për vendosjen e programit për asistim personal të personave me aftësi të kufizuara.

“Rregullimi i këtij shërbimi për asistim personal promovon liri për personat me aftësi të kufizuara fizike në zbatimin e mënyrën e pavarur të jetesës. Asistentët personal duhet të ndihmojnë që të përparohet cilësia e jetesës së personave të cilët e shfrytëzojnë shërbimin”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Qeveria do të kryejë kontroll edhe në Informacionin për realizimin e projektit për formimin dhe mbështetjen e kooperativave bujqësore, në propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Anëtarët e Qeverisë do ta shqyrtojnë edhe Informacionin për nevojën nga përgatitja e Strategjisë nacionale për bashkëpunim me diasporën për periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2023, si dhe Informacionin për nevojën nga ratifikimi i Konventës së Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare nga viti 2011 (Konventa e Stambollit).

Në rend dite të seancës do të jenë edhe pika tjera të cilat, siç theksohet, janë në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.