Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajë Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në rend dite janë Propozim – vendimi për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Propozim-vendimi për themelimin e grupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera dhe zgjedhja e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera dhe Propozim – vendimi për shkarkim nga funksioni i zëvendës-sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.