Debati parlamentar për ribalancin e Buxhetit për vitin 2017 do të vazhdojë sot nga ora 11:00, pasi i njejti duhet të përfundojë të dielën, më 6 gusht.

Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së gjatë debatit të djeshëm akuzuan njëri tjetrin se kush më shumë e ka zhytur në borxh shtetin dhe qytetarët.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, akuzoi shumicën parlamentare dhe Qeverinë e re se vazhdimisht e kanë akuzuar përbërjen e kaluar qeveritare për futjen e shtetit në borxhe, por se në qeverisjen e LSDM-së, sipas tij, shteti gjithmonë ka pasur borxh më të lartë publik.

Nga ana tjetër sipas ministrit Dragan Tevdovski, Qeveria e re është e obliguar të marrë hua për të mbuluar kreditë e Qeverisë së kaluar.