Seanca në të cilën pritej të zgjidhej kryetari i Kuvendit është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00.

Kjo meqë PAN ka vendosur që ta bojkotojë këtë seancë. Për një gjë të tillë janë dakorduar edhe VV edhe LAA. “Kjo seancë vazhdon nesër në orën 10:00”, ka thënë drejtuesi i seancës Adem Mikullovci.