Lideri i Partisë Socialdemokrate në Gjermani (SPD), Martin Schulz, është zotuar se do t’i largojë armët bërthamore të SHBA-së nga territori gjermane nëse ia del ta mposhtë Angela Merkelin për t’u bërë kancelar i Gjermanisë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Duke iu adresuar turmës dje në një tubim të fushatës, Schulz po ashtu ka thënë se, për dallim nga Merkeli, ai do t’iu rezistojë kërkesave të presidentit amerikan Donald Trump që anëtarët e NATO-s t’i rrisin shpenzimet e tyre në mbrojtje, transmeton Express.

“Trump dëshiron armatim bërthamor. Ne jemi kundër kësaj,” ka thënë Schulz.

“Si kancelar, do ta përkushtoj Gjermaninë t’i tërheqë nga territori jonë armët bërthamore të SHBA-së të stacionuara këtu,” ka thënë ai,