Patrik Schick do të largohet nga Sampdoria gjatë kësaj vere
Sulmuesi i Sampdorias, Patrik Schick gjatë kësaj vere ka qenë shumë pranë kalimit në Juventus për 30 milionë euro, por transferimi u anulua pasi dështoi t’i kalonte testet mjekësore.
Lojtari u kthye më pas në Sampdoria, duke qenë në pritje të një skuadre të re.
Juventus është kthyer sërish në garë për Schick, për të cilin interesohet edhe skuadra e Interit.
Por, Tuttosport shkruan se sulmuesi është shumë pranë kalimit në Romë, skuadër e cila ka ofruar 38 milionë euro.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet edhe zyrtarizimi nga të dy skuadrat.