Masa  e Qeverisë  e cila duhet që të zbatohet përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) dhe nga 1 shtatori në kopshte të punohet me dy turne është një vendim i shpejtuar pa analiza më të thella adekuate  se si do të realizohet kjo, theksoi sot në pres konferencë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së RM-së SASHK, Jakim Nedelkov.

Ai tha se bindja dhe apeli i tyre për MPPS-në ka qenë se duhet parashtruar kërkesë në Qeveri për tërheqjen  respektivisht anulimin e këtij procesi të punës me dy turne derisa nuk gjenden zgjidhje adekuate rreth çështjeve të cilat janë të rëndësishme për ata si punonjës, prindër, ndërsa më tepër për fëmijët.

Ai theksoi se u takuan edhe me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska me të cilën i harmonizuan qëndrimet, siç tha, rreth  këtyre  paqartësive  dhe çështjeve, që, sipas tij, është pozitive në drejtim të tejkalimit të gjendjeve, por edhe e pamjaftueshme, sepse  së shpejti do të vijë 1 shtatori.

 

Sipas tij, komunat duhet të ndërmarrin aktivitete me të cilat realisht do t’i paraqesim kushtet dhe mundësitë për organizimin e punës me dy turne. Sqaroi se duhet edhe vetëadministrimi lokal në kuadër të kompetencave të tij të organizojë edhe orar pune në pajtim me kërkesat e prindërve për punën me dy turne.

Ata nuk e kanë të qartë si drejtori se si do të zhvillohet puna me dy turne, duke filluar  nga orari i punës për të cilin në shkresë thuhet se do të jetë nga ora 7 deri në orën 21:30 minuta, deri në konstituimin e grupeve të fëmijëve, deri në pjesëmarrjen e fëmijëve në një turn, në dy turne apo kush ku të dojë, deri në problemin që nuk ka kapacitet në kopshtet lidhur me të punësuarit të cilët mund të përmbushin nevojat në një turn, deri në problemin e kuadrit të kujdestareve dhe edukatoreve që punojnë me grupet e fëmijëve në të gjitha komunat me normativa dyfish më të mëdha se ato që janë në rregullore, deri në kushtet që imponojnë një edukator të punojë dhe kombinojë dhe mbulojë ndonjë grup tjetër për shkak të mungesës së kuadrove për shkak të sëmundjeve etj., e deri tek motivimi i të punësuarve të cilët janë shkalla e fundit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se mbi 200 punësime duhet në mbrojten  e fëmijëve, duke konsideruar analizat e tyre rreth punës me dy turne me qëllim që projekti të zbatohet në mënyrën e duhur.