Renato Sanches është duke u kërkuar nga Swansea City dhe për shkak të miqësisë mes Ancelottit e Clementit, lojtari mund të transferohet në Premierligë.

Swansea City ka hy në garë për t’i siguruar shërbimet e të riut të Bayern Munich, Renato Sanches, raporton “DiMarzio.com”, transmeton Gazeta Express.

 20 vjeçari ka dështuar t’i tregojë cilësitë e tij në Bundesliga që kur u transferua nga Benfica vitin e kaluar dhe pritet të largohet nga Bayerni në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Në mesin e shumë klubeve Evropiane që e kërkojnë portugezin, është edhe Swansea.

Trajneri i klubit anglez, Paul Clement, ka punuar me Sanchesin në “Allianz Arena” kur ishte asistent i Carlo Ancelottit dhe e kërkon lojtarin në formë huazimi për pesë milionë euro me të drejtë blerje në vitin 2018 për 30 milionë.