Aktori dhe moderatori i “Portokallisë”, Salsano Rrapi, ka qenë gjithnjë mjaft i rezervuar sa i përket jetës së tij private.

Po duket se një foto e publikuar në profilin e tij në Instagram e ka “tradhtuar”. Salsano ka publikuar në rrjete sociale një foto gjatë darkës me disa miq në Dhërmi, ku së bashku me ta është edhe bashkëshortja e tij, aktorja Eriona Kakeli.

Në foto duket se barku i Erionës është mjaft i rritur dhe mesa duket çifti është duke pritur fëmijën e dytë. Çifti ende nuk ka konfirmuar apo mohuar shtatzëninë megjithatë shenjat janë të tilla që aktorja të jetë sërish shtatzënë