Ai ka treguar se kur do të publikohet ”Shihemi”

Këngëtari i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun, Sabri Fejzullahu nuk po di të ndalet.

Përveç angazhimeve në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit ai po punon edhe diçka tjetër, shkruan rtv21.tv Këngëtari ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë me një baladë të re. ‘Në fund të shtatorit do ta publikojë këngën time më të re ‘Shihemi’, e cila është baladë”, ka thënë ka thënë këngëtari për G.Express, derisa ka shtuar se xhirimet kanë përfunduar. Ndryshe, projekti i fundit i Sabri Fejzullahut është ”Albanese”, e cila pati sukses të madh.