Drejtori i Interit, Walter Sabatini, ka njoftuar se janë ndërprerë bisedimet në lidhje me transferimin e Shkodran Mustafit nga Arsenali.

Është spekuluar se Topçinjtë kanë kërkuar 40 milionë euro për mbrojtësin shqiptar, sidoqoftë kalimi i tij te Nerazzurrët nuk do të ndodhë.

“Ne bëmë përpjekje për Mustafin, por vendosëm që ta riciklonim dikë tjetër”, ka thënë drejtori i zikaltërve.

Deklarata e tij thuajse i vërteton thashethemet se Danilo D’Ambrosio do të shndërrohet në qendërmbrojtës për t’i plotësuar pozitat te Interi.

Më tej, Sabatini ka folur edhe për kalimin e Patrik Schick te Roma, duke theksuar se klubi zikaltër ka pasur arsyet e veta pse ka hequr dorë.