Këto ditë hodhi në treg projektin e saj më të ri me titull “Dy dashni”, kurse tani po merret me promovimin e këngës.

Genta është e angazhuar me mbrëmje muzikore nëpër disa vende të ndryshme, ku edhe rastis të takohet me kolegët e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo u fotografua bashkë me Ledrin në një prej klubeve të qytetit të Durrësit, foto të cilën reperi e publikuar në rrjete sociale.

Këtë foto sigurisht që Genta nuk do të kishte dëshirë ta shihte askush, Ledri duket se ia publikoi pa dashje, pasi në të ajo shihet shumë e shëndoshë.