Nga, Dr.sc.Ilmi VELIU,
Historian dhe drejtor i Muyeut -Kërçovë
Kësula (kapuçi-çelesha) shqiptare eshtë e lashtë sa edhe vetë shqiptarët. Ate e hasim në piktura e skulptura të kohës Pellazge, parailire e Ilire. Nga hulumtimet e deritashme kam ardhur në përfundim se në botë, vetëm kësula shqiptare është me ngjyrë të bardhë dhe eshtë e bërë vetëm nga leshi i deles. Serbët dhe sllavomaqedonët, nga urrejtja e madhe qe kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë për shqiptarët, i kanë quajtur ata me nofkën ,,Kësulëbardhit,, (Bjelokapci).
Pjesa ilire e Dardanisë me kryeqytetin Scupi (Shkupi), kufiri i të cilës shtrihej në jug deri te mali Bukovik, (Bukoçë) mes Gostivarit e Kërçovës, ka pasur dhe vazhdon të ketë kësulë (kapuç-plis) me formë të rrumbullakët, me ngjyrë të bardhë dhe e bërë nga leshi i deles.
Pjesa ilire e Penestisë me kryeqytet Uscana (Kërçova e sotme) që eshtë shtrirë deri te brigjet e Liqeni i Ohrit, e cila në kohën romake eshtë quajtur me emrin ,,Ilirida,, e që sot eshtë Maqedonia Perëndimore, ku bëjnë pjesë Kërçova, Krusheva, Prilepi, Manastiri, Ohri, Struga, Reka dhe Dibra, kësula (Çelesha) ka formën e rrafshët, e që poashtu eshtë e bardhë dhe e berë nga leshi i deles.
Me që në kohën e Skënderbeut, i gjithë ky territor i ka takuar ,,Krahinës së Dibrës,, edhe kjo kësulë eshtë njohur në popullatë si ,,Kësula dibrane,, të cilën e ka mbajtur Kastrioti po edhe ushtria e tij. Kësula e Matit dhe Shkodrës poashtu eshtë e rrafshët dhe me ngjyrë të bardhë por dallon pak nga ajo dibrane sepse kësula dibrane eshtë më e gjatë dhe ajo shkodrane eshtë më e shkurtër. Pas vdekjes së Skënderbeut, gjenerata e vjetër shqiptare e Krahinës së Dibrës dhe Matit, filluan të mbanin kësulë me formën e njejtë por me ngjyrë të zezë, në shenjë zie, për vdekjen e Kastriotit e cila traditë u ruajt deri në ditët tona.
Një pjesë e tokave shqiptare që në kohën Ilire njihej me emrin Epir, që Skënderbeu krenohej dhe shpesh prezentohej edhe si shqiptar epirotas e që sot eshtë territori i Qamërisë dhe Shqipëria e Jugut, kan përdorur dhe vazhdojnë të përdorin kësula të bardha të rrumbullakta si kësulat dardano-kosovare, por dallimi eshtë aty se këta lloj kësulash janë shumë më të gjata se ata kosovare. Edhe në këta territore shqiptare, pleqtë kan përdorur kësula me ngjyrë të zezë, në shenjë zije për Kastriotin e që dallojnë nga ata të bardhat, sepse këta kan formë tjetër, janë shumë të shkurtëra dhe me ngjyrë të zezë.
Kësula shqiptare, me të tri format e saja, eshtë përdorur nga pellazgo-ilirët në lashtësi, në kohën e ilirëve të udhëhequr nga mbretërit Bardhyli, Agroni,Teuta e Genti, pastaj nën sundimin romak e Bizantin, në shekullin 13-14 të pushtuar nga Kral Millutini e Car Dushani. Kësula shqiptare me te tri format e saja u ruajt e mbijetoi edhe në shekujt 14-20 nën sundimin e Perandorisë Osmane.
Nga hulumtimet dhe analizat e pikturave dhe skulpturave të lashta ku e hasim kesulën shqiptare, kami zbuluar dhe vërtetuar se kësulën shqiptare me të tri format e saja e gjejmë të gëdhendur edhe te pllakat e varreve shqiptare, qofshin ata varre të kohës osmane, ku mbishkrimet jënë në gjuhën osmane, ose edhe shumë më vonë kur mbi pllakat e varreve fillojnë të përdoren shkronjat e alfabetit shqip.
Kjo tregon dhe vërteton se për pellazgo-iliro-shqiptarët, kësula e bardhë, që nga lashtësija ka qenë simbol i shenjëtë, njëlloj si që ka qenë edhe shqiponja, të cilëve Ilirët, bashkë me gjarpërin (Ilyrios) diellin, hënë e yjet, u kan besuar si perëndi. Shqiptari e ka pranuar besimin Islam por në asnjë moment nuk i ka harruar dhe nuk i ka nxjerrur jashta përdorimit simbolet e lashta fetaro-kombëtare, shqiponjën dhe kësulën e bardhë. Pra shqiptari ka dashur që Kësula shqiptare ta prezentoi dhe përfaqësoi edhe te varri. Ja disa fotografi të kësulave shqiptare në Lashtesi, në Mesjetë dhe te pllaka e varrit, në kohën pasi ata e kanë pranuar fenë Islame e deri ne ditet tona.
KËSULA SHQIPTARE-KËRÇOVARE NË LASHTËSI, NË DITËT E SOTME DHE TE PLLAKA E VARRIT
JA DISA SKULPTURA ANTIKE TË KOHËS PELLAZGO-ILIRE ME KËSULËN (ÇELESHËN) SHQIPTARE. NGA KRAHASIMI QË BEJMË ME KËSULAT E SOTME VIMË NË PËRFUNDIM SE ATA JANË KREJTËSHIT TË NJEJTA DHE NUK KAN ASNJËFARË NDRYSHIMI AS TE FORMA AS TE MADHESIJA.
FORMA E KËSULËS SHQIPTARE -DIBRANO-KËRÇOVARE NUK KA NDRYSHUAR NDËR SHEKUJ
Kësula(çelesha) shqiptare e rrafshët,në lashtësi eshtë përdorur në shtetin ilir të Teutës dhe shtetin ilir-Penestia me kryeqytet Uscana. Në kuadër të Penestisë,bashkë me Kërçovn, ka hyrë edhe Krusheva, Prilepi, Manastiri, Struga, Dibra, Mavrova dhe Peshkopia. Në kohën e Skënderbeut ky territor eshtë quajtur ,,Krahina e Dibrave,, dhe ky eshtë shkaku që sot kjo kësulë njihet me emrin ,,kësula dibrane.
Një grup i këngëtarëve të Kërçovës me veshjen shqiptare dhe kësulën dibrano kërçovare
KËSULA (ÇELESHA) SHQIPTARIN E KA PREZENTUAR EDHE TE PLLAKA E VARRIT
Kësi varresh gjinden në të gjitha vendbanimet shqiptare, që i takojnë kohës Osmane por që janë varre të shqiptarëve. Ajo që i dallon dhe vërteton se jënë varre shqiptare, eshtë pllaka e varrit te koka, ku në pjesën e sipërme të pllakës eshtë e gëdhendur kësula shqiptare dibrano-kërçovare. Nëse bëjmë një matje, do të shohim se gjatësia dhe gjerësija aspak nuk ndryshojnë nga kësulat origjinale që vazhdojnë të përdoren edhe sot në këta treva shqiptare.
Varr i viti 1947 që për nga forma nuk ndryshon nga varret shqiptare te viteve 1700, 1800, 1900. Dallimi eshtë te mbishkrimi që eshtë në gjuhën shqipe kurse te varret e kohës osmane, edhepse janë varre të shqiptarëve, janë të shkruar në gjuhën osmane. Edhe sot, në Kërçovë me rrethinë, pllaka që vendoset te koka e te vdekurit burr, vazhdon ta emitojë kësulën e bardhë dibrano-kërçovare. Ate e vërteton edhe varri, lartë në foto, i cili ende eshte i pa rregulluar me pllaka mermeri por dërrasa që i eshtë vendosur te koka ka formën e kësules kërçovare.
Në foto majtas, eshtë përmendorja e një shqiptari shumë të madh, Dervish Hima,e ngritur në Strugë, me kësulën e bardhë shqiptaro-dibrane dhe foto ne te djathtë eshtë varri i një shqiptari poashtu të madh,nga Kërçova, Bazi Qerim Kamerrit me gurin që prezenton kësulën kërçovare..
Plisi (Kapuçi) Dardano-Kosovar në kokën e heroit legjendar, Isa Boletinit eshtë plotësisht i njejtë për nga forma,madhësia dhe ngjyra me plisat në kokat e skulpturave antike Pellazgo-Ilire
Nëse bejmë një krahasim në mes të Plisit në kokat e skulpturave të lashta Pellazgo-Ilire dhe Plisit (kapuçit) të sotëm dardano-kosovarë, do të vimë në përfundim se ata janë plotësisht të njejtë dhe nuk kan asnjëfarë ndryshimi. Pra, shekujt e shumtë dhe robëruesit e ndryshëm që kanë kaluar mbi Pellazgo-Iliro-Shqiptarët nuk kanëndikuar që ata ta humënin plisin e tyre të shenjëtë. Ky lloj krahasimi që mund ta bejmë, plotësisht e vërteton lashtësinë e Plisit Dardano-Kosovarë.
Fotografia në të majtë prezenton pllakën e varrit e cila eshtë e vendosur te koka e të vdekurit e që plotësishtë ka formën e plisit shumë të vjetër dardano-kosovar. Kjo lloj forme e pllakës plotësisht e vërteton tezën se personi i vdekur e që dergjet në atë varr ka qenë shqiptarë, e ka mbajtur plisin derisa ka qenë i gjallë dhe ka lënë amanet që plisi ta prezentoi edhe te Guri i varrit, i cili gurë eshtë plotësishtë identik me Plisin e prisit shqiptarë-Isë Boletinit dhe kaçakëve të Kosovës, Shote e Hazem Galica.