Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot se beson se kolegu i tij amerikan ishte i gatshëm ta vazhdojl dialogun me Rusinë për çështjet e ndërlikuara, megjithë tensionet e dyanshme dhe imponimin e sanksioneve të reja amerikane kundër Moskës.

“Ne ndjejmë gatishmërinë e kolegëve tanë amerikanë për vazhdim të dialogut”, tha Lavrov, duke ka shtuar se mendon “se nuk ka alternativë ndaj kësaj”.

Këto komente ai i bëri pas takimit të tij me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, për të cilin u tha se ishte takim mjaft i gjatë, derisa të dy zyrtarët e lartë po marrin pjesë në mbledhjen e Asociacionit të Vendevee të Azisë Juglindore (ASEAN) në Manilë të Filipineve, përcjell REL.

Në fillim të takimit, Tillerson dhe Lavrov këmbyen fjalë lavdëruese dhe buzëqeshje, por nuk kanë bërë komente para gazetarëve, që për një kohë të shkurtër ishin lejuar të hynin në fillim të takimit ndërmjet dy zyrtarëve të lartë.