Federata ruse insiston që Koreja e Veriut t’i respektojë rezolutat që kanë të bëjnë në programin e saj raketor, deklaroi sot shefi rus i diplomacisë Sergej Lavrov.

“Që ka të bëjë në lansimin e raketave nga Koreja e Veriut, ne u përmbahemi rezolutave të KB-së dhe insistojmë që Koreja e Veriut t’i respektojë ato rezoluta”, deklaroi Lavrov pas projektilit balistik i cili ka fluturuar përmes Japonisë veriore dhe është rrëzuar në Oqeanin e Qetë në afërsi të ishullit Hokaido.

Lavrov deklaratën për Korenë e Veriut e dha gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe.