Assesi të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë. Seksioni rrugor të cilin qeveria e VMRO-DPMNE dhe BDI-së e premtonte që nga viti 2011, gjendet edhe në listën e rrugëve me prioritet në programin e qeverisë së re, por si duket për projektin me tre korsi në të dy drejtimet duhet të presim edhe gjatë kohë. Ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski thotë që edhe këtu ekzistojnë mangësi në dokumentacionin e projektit.

Fakt është që do të jetë morale të bëhet riprojektimi i projektit sepse ka probleme të qarta të ndërlidhura me tunelet, që janë të parapara në atë drejtim rrugor i cili është i gjatë 13 kilometra. Për shkak të të gjitha problemeve që dolën në sipërfaqe, është e qartë se riprojektimi patjetër duhet të bëhet- deklaroi Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Para zgjedhjeve, realizimin e këtij projekti e premtuan edhe nga BDI-ja. Bëhet fjalë për seksion rrugor në gjatësi prej 13 kilometrave, realizimi i të cilit duhet të kushtoj 69 milion euro. Akoma nuk dihet nëse shteti do ta jap me koncesion ose do ta ndërtojë me mjetet e veta. Ndërkohë, gjendja me ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër edhe më tej është mister. Sugareski thotë se në teren po punohet në përllogaritjen e projektit apo nëse do të realizohet skenari që autostrada do ti kushtoj shtetit edhe 100 milionë euro shtesë.

Punojmë intensivisht me mbikëqyrësit se sa prej atyre mjeteve shtesë, të cilat shpesh herë i përmendin, të jenë në vlerë më të vogël në pjesën e ndarjes së mjeteve buxhetore. Kjo do të kumtohet shpejtë sepse bëhet fjalë për vlerë serioze të parave, siç edhe e kam thënë edhe më parë- tha Goran Sugarevski.

Sa i përket autostradës Miladinovc – Shtip, po zhvillohen negociata me kompaninë kineze “Sinohidro” për nënshkrimin e aneks- marrëveshjes për përfundimin e seksionit. Nga ana tjetër, autostrada Demir Kapi – Smokvicë, pritet të lëshohet në përdorim deri në fund të këtij viti./alsat-m