Ka shkuar në dy numri i viktimave pas sulmit terrorist të ndodhur sot në Finlandë. Një person i armatosur me thikë ka qëlluar disa njerëz në qytetin jug-perëndimorë të Turkut, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe disa të plagosur.

Agresori është plagosur në këmbë nga policia, ndërsa është bërë e mundur edhe kapja e tij.

Policia i ka bërë thirrje njerëzve të ka qëndrojnë larg qendrës së qytetit, ndërsa nuk është bërë ende e ditur nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist, por dëshmitarët në vendngjarje raportojnë të kenë dëgjuar atentatorin të thërrasë All-ahu Akbar.

Incidenti thuhet se u zhvillua në zonën Puutori-Market Square, ndërsa policia nuk ka konfirmuar ende numrin e saktë të viktimave.