Perfeksionizmi ka lidhje edhe me vetëvrasjet, e vetëvrasjet marrin një jetë çdo 45 sekonda, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vetëvrasja është mjaft komplekse dhe jo rrallë mund t’i atribuohet një faktori të vetëm, sidoqoftë, tiparet e personalitetit mund të luajnë një rol të dukshëm që çon deri te vetëvrasja, përfshirë edhe perfeksionizmi, ka zbuluar një studim i ri.

Hulumtuesit në Universitetin e Western Ontario kanë intervistuar familjarë dhe miq të njerëzve që kishin kryer vetëvrasje dhe gjetën se 56% prej të ndjerëve kishin pasur  “një presion të perceptuar të jashtëm për të qenë të përsosur”.

“Presionet me bazë sociale dhe të vetë-gjeneruara për të qenë perfekt janë pjesë e një personaliteti para-morbid të njerëzve që janë të prirur për të tentuar të vetëvriten”, shpjegon studimi.