Kontroll në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale në njësitet lokale të Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve  (KSHZ) dhe në zyrat e tyre në mbarë vendin deri dje (24 gusht) kanë kryer 4.579 qytetarë. Qytetarët kryejnë kontroll në Listën zgjedhore edhe përmes ueb faqes së KSHZ-së. Kontrolli, sipas kohëzgjatjes së KSHZ-së, do të zgjasë deri më 9 shtator në mesnatë.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Arjeta Xhemaili informon se sot duhet të përfundojë zgjedhja e anëtarëve të këshillave zgjedhorë për 80 komuna që Komisionit Komunal Zgjedhor  (KKZ) e kryejnë përmes softuerit të KSHZ-së. Partitë politike me më shumë vota të fituara në zgjedhjet e kaluara, siç kumtoi, propozimet e tyre për anëtarë të bordeve zgjedhore deri te KKZ-ja duhet t’i dorëzojnë deri të martën 29 gusht, për shkak të fundjavës dhe festës gjatë ditës së hënë.

Në njësitet rajonale dhe zyrat e KSHZ-së në vijim është grumbullimi i nënshkrimeve për listat e pavarura për këshilltarë dhe për kryetar të komunave. Sipas Xhemailit, nënshkrime për kryetar të komunave mblidhen në Manastir, Vevçan, Gazi Babë, Debarcë, Karposh, Kumanovë, Radovish, Nagoriçan i Vjetër dhe për dy kandidatë për kryetarë të komunës në Ohër.

Për anëtarë të këshillit nënshkrime mblidhen në Manastir, Debarcë, Dolnen, Kavadar, Krivogashtan, për tetë lista në Makedonski Brod dhe për nga dy lista të këshilltarëve në Ohër dhe në Radovish.

Afati për grumbullimin e nënshkrimeve për listat e pavarura para KSHZ-së zgjatë 15 ditë dhe përfundon më 4 shtator.

Zgjedhjet lokale 2017 janë caktuar për më 15 tetor.