“The Shard” është rrokaqielli më i lartë në Londër dhe së fundi njihet edhe për një atraksion të ri, realitetin virtual. Në katin e 72 të godinës është instaluar një pajisje që vizitorëve ju jep mundësinë të përjetojnë ndjesinë se po rrëshqasin nga maja e ndërtesës. Rrëshqitësja është një platformë virtuale lëvizëse e vendosur në 245 metra lartësi.

“Epo ishte argëtuese. Ndihesh shumë i ngjitur, dëshiron të mbahesh fort sepse të duket sikur do të biesh”, u shpreh Meri Hikons, vizitore.

Pjesë e atraksioneve është edhe një lloj tjetër realiteti virtual e cila quhet “të shikosh me sytë e ndërtuesit të rrokaqiejve”.