Një video rrëqethëse e publikuar së fundmi në internet, shfaq një grua xheloze e cila filmon veten duke tentuar ta var birin e saj, pasi dyshonte se bashkëshorti i saj e kishte tradhtuar me tjetrën.

Nareumon Jampasert 28-vjeç, ka filmuar veten duke mbajtur të birin njëvjeçar Theeradej Saisupan të cilit më pas ia lidh një litar të zi rreth qafës dhe e mban të varur, por këto pamje janë hequr nga Mirror për shkak të përmbajtjes së rëndë, transmeton Telegrafi.

Vogëlushi i pambrojtur shihet duke lëvizur me këmbë e duar nga dhimbjet e mëdha, të cilin më pas e hedh në shtrat, por që për asnjë momentin kur fëmijë i pafajshëm nuk mund të ndal lotët.

Nareumon më pas filmon veten duke kërcënuar se do ta vrasë foshnjën, dhe më pas pamjet do t’ia dërgoj bashkëshortit Jakrit Saisupan.

Pas publikimit të videos Jakrit ia kishte dërguar policisë në Bangkok të Tajlandës të cilët menjëherë intervenuan duke shpëtuar vogëlushin e pambrojtur ndërsa nënën e tij e arrestuan.
Ajo me këtë veprim të pamatur tentonte të fitonte vëmendjen e bashkëshortit, për të cilin dyshonte se po e tradhtonte me tjetrën.