Një fëmijë vetëm 11-vjeç është shpëtuar i gjallë nga rrënojat ku qëndroi për 16 orë.

“Mendimi im i parë sapo pashë dritën e diellit ishte Zoti. Atëherë kuptova se me të vërtetë ai ekziston”- u shpreh Ciro Marmolo, 11-vjeçari Italian.

11-vjeçari u cilësua si “hero” nga forcat e zjarrfikëses, të cilat gërmuan për 16 orë nën rrënoja, për të shpëtuar atë dhe vëllezërit e tij, 7-muajsh dhe 8 vjeç.

Forcat e zjarrfikëses u shprehën se Ciro në kohën kur ra tërmeti, kishte shtyrë vëllain e tij poshtë krevatit dhe i kishte dhënë atij kuraje se gjithçka ishte në rregull.

Madje edhe nën rrënoja, ai kishte vazhduar t’i fliste vëllait të tij 8-vjeçar, Matias, ndërsa komunikonte edhe me forcat e zjarrfikëses.

“Kur mora vesh se vëllain im i vogël ishte mirë, i thash vetes: Duhet t’ja dal mban뒔, vijoi me rrëfimin e tij vogëlushi gjatë një interviste televizive, shkruan “Tgcom”.

Mësohet se Ciro aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin ‘Rizzoli di Laço Ameno’.

Bashkë me të në dhomën me ngjyrë të verdhë ndodhet edhe nëna e tij, Alessia, shtatzënë në muajin e pestë, në pritje të fëmijës së saj të 5-të, të cilën e ka vajzë, si dhe dy vogëlushët e tjerë.