Edhe pse nga jashtë mund të duket ndryshe, industria e modelingut nuk është një rrugë e lehtë për vajzat e reja.

Ish-missi shqiptar, Suada Sherifi, në një intervistë për “Abc News” është shprehur për një moment të sikletshëm që i ka ndodhur para 12 vjetësh me fotografin e famshëm Fadil Berisha.

Ajo theksoi se nuk përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe në vitin 2005 pasi fotografi Fadil Berisha i kishte kërkuar të bënte hundën operacion për ta zvogëluar, mirëpo Sherifi nuk kishte pranuar pasi një kërkesë e tillë nuk i ishte dukur e drejtë, në vend të saj konkurroi Eralda Hitaj.

Image