Për shkaqe ende të panjohura, dy grupe janë përleshur mbrëmë në qendër të Prilepit në prezencën e shumë dëshmitarëve.

Në vendin e ngjarjes është paraqitur policia me një numër të madh automjetesh për shkak të numrit të madh të personave të përfshirë në incident.

Gjatë përleshjes sipas dëshmitarëve ka edhe polic të lënduar.

Shkaqet e kësaj përleshje masive nuk dihen akoma ndërsa komunikacioni në qendër të Prilepit ishte i bllokuar një kohë të gjatë.