Cristiano Ronaldo ua ka realizuar ëndrrën disa tifozëve në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” është ndalur me Lamborgjinin e tij dhe ka dhuruar autografe për tifozët.

Një nga tifozët dëgjohet duke thënë se ka udhëtuar mijëra kilometra vetëm për ta takuar portugezin dhe në fund ëndrra iu bë realitet.

https://www.youtube.com/watch?v=FGNnaNSvy3s