Apeli lë në fuqi dënimin me pëse ndeshje për Cristiano Ronaldo.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle Komisioni i Disiplinës, organ pranë federatës spanjolle të futbollit, ka rrëzuar poshtë kërkesën e Realit të Madridit, për të ndryshuar vendimin për pezullim me pesë ndeshje të yllit portugez.

Pas dhënies së këtij vendimi katër herë fituesit të “Topit të Artë” nuk i ngelët gjë tjetër, vecse të presë përfundimin e periudhës së pezullimit, duke konfirmuar mungesën e tij në katër javët e para kampionat, si dhe në takimin e kthimit kundër Barcelonës, në finalen e Supe Kupës së Spanjës. Konkretisht, krahas takimit ndaj katalansve, sulmuesi do të mungojë edhe ndaj Deportivo La Coruna, Valencia, Levante dhe Real Sociedad.

Ndaj Ronaldos është marrë ky vendim, pas shtytjes që ai i dha gjyqatarit, në momentin kur i nxorri kartonin e kuq, për simulim në zonë, ndërkohë që më herët ndaj portugezit ishte dhënë një karton i verdhë, shkruan supersport.al. Revolta në radhët e Los Blancos për këtë vendim të gjyqtarit, nuk kanë munguar, duke nisur që nga tekniku i tyre, Zinedine Zidane, i cili u shpreh se ndihet i nervozuar në lidhje kartonin e gjyqtarit por, edhe me vendimin e dhënë nga ana e komisionit të disiplinës.