Gjatë shortit të Champions League 2017-2018, kur prezantuesja e eventit pyeti portugezin se kush ishte goli i tij i preferuar në Champions, Cristiano u përgjigj kështu: “Goli i fundit, ai që i shënova këtij plakushit këtu”.

Ylli portugez iu referua portierit 39-vjeçar të Juventusit, Gianluigi Buffon, të cilit i shënoi dy gola në finalen e Kardifit, ku Reali fitoi me rezultatin 4-1.

Përveç publikut, kjo batutë bëri të qeshte edhe Leo Messin, i cili ishte ulur pranë Buffon.

https://www.youtube.com/watch?v=aw0G_2cNimk

https://www.youtube.com/watch?v=7pFRnffHdbA