Renato Sanches pritet të largohet gjatë këtyre ditëve të fundit të afatit kalimtar të verës nga Bayern.

Mesfushori portugez nuk ka pasur hapësirat e duhura tek kampionët e Gjermanisë dhe ka kërkuar largimin.

Milan, Inter e Juventus ishin skuadrat italiane që e kërkuan lojtarin por në fund zgjodhën objektiva të tjerë.

Ndërkohë së fundmi në garë për t’i siguruar shërbimet e tij është futur edhe Roma.

Mesfushori holandez Kevin Strootman mund të befasojë ‘Giallorossët’ për tu larguar ndërsa Sanches shihet si zëvendësim i tij.

Sipas medieve gjermane, Roma është e gatshme të paguajë rreth 30 milionë euro për transferimin e portugezit të talentuar.