Kartoni i kuq i marrë nga Cristiano Ronaldo në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, të luajtur kundër Barcelona-s, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Tani, e përditshmja spanjolle “Marca” ka zbuluar edhe fjalët që portugezi i ka drejtuar stolit të katalanasve në momentin e daljes nga fusha e lojës. I acaruar nga kartoni i kuq ai ka thënë: “Do të fitoni tani kundër dhjetë lojtarëve”.