Një nuse kufomë për një martesë fantazmë. Kjo gjë ndodh ende në ditët tona, në Kinë, në një ritual makabër i njohur si minghum.

Në provincën Shaanxi pak ditë më parë, një burrë u arrestua fundjavën e kaluar për vrasjen e dy grave me aftësi të kufizuara, të cilat i shiti në tregun e zi, në mënyrë që kufomat e tyre të përdoreshin për këtë rit.

Kufomat e grave transformohen në nuse të cilat i martojnë me meshkuj që sapo kanë vdekur.

Fillimisht, ceremonia ishte e rezervuar për çifte që nuk kishin arritur gjatë jetës së tyre të kurorëzonin dashurinë, të cilët ishin ndarë nga jeta para kohe në ndonjë ngjarje aksidentale.

Për këtë arsye, familjet vendosnin t’i bashkonin të paktën në jetën e përtejme.